Putin: Sanksionet kundër Rusisë nuk do të zgjidhin konfliktin ukrainas
BE zgjati sot edhe për gjashtë muaj sanksionet e saj kundër Rusisë për shkak të rolit të Moskës në konfliktin në Ukrainë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi të hënën se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë nuk do ta zgjedhin konfliktin në Ukrainë. Në konferencën e përbashkët për media, të cilën e mbajti me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, Putin është përgjigjur në pyetjen nëse sanksionet kundër Rusisë ndihmojnë në ndaljen e konfliktit në lindje të Ukrainës. “Kjo është përgjigjja: në asnjë mënyrë. Eja të luftojmë që të hiqen të gjitha kufizimet në ekonominë globale”, ka thënë ai. Putin tha se qëllimi i takimit të tij kohë më parë me kandidaten presidenciale franceze Marin Le Pen nuk ishte që të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në Francë. “Kur Le Pen na kërkoi takim, nuk kemi mundur ta refuzojmë, pasi që ajo gjithmonë ka mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve me vendin tonë”, tha Putin, transmeton TASS.