Berlini: Amerika i është futur një rruge të gabuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52070-berlini_amerika_i_është_futur_një_rruge_të_gabuar
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, kontratë disa miliarda dollarësh të Amerikës me Arabinë Saudite, e quajti futje të Amerikës në një rrugë të gabuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2017 03:49 Europe/Tirane
  • Berlini: Amerika i është futur një rruge të gabuar

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, kontratë disa miliarda dollarësh të Amerikës me Arabinë Saudite, e quajti futje të Amerikës në një rrugë të gabuar.

Zigmar Gabriel, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Berlin deklaroi se në rajonin e Azisë perëndimore sasia e armëve është e mjaftueshme dhe shtoi: Vizita e parë e presidentit amerikan në Arabinë Saudite dhe nënshkrimi i kontratës së madhe për shitjen e armëve, tregon se Amerika ka marrë rrugën e gabuar. Ministri i jashtëm i Gjermanisë lidhur me kontratën miliarda dollarësh të Amerikës për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite tha: Ajo çka kemi shumë nevojë, është realizimi i iniciativës për çarmatimin, kontrollin dhe monitorimin e armëve në botë. Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, presidenti amerikan nënshkroi marrëveshje me vlerë 380 miliard dollarë, nga të cilat 110 miliard dollarë do të përdoren për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite.