Senatori amerikan proteston ndaj përkrahjes së Uashingtonit për Riadin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52260-senatori_amerikan_proteston_ndaj_përkrahjes_së_uashingtonit_për_riadin
Senatori i njohur amerikan Ron Paul deklaroi se regjimi i Arabisë Saudite është përkrahësi kryesor i ISIS-it dhe Al Kaidës dhe kritikoi ashpër shitjen e armëve amerikane Riadit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 01, 2017 23:19 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan proteston ndaj përkrahjes së Uashingtonit për Riadin

Senatori i njohur amerikan Ron Paul deklaroi se regjimi i Arabisë Saudite është përkrahësi kryesor i ISIS-it dhe Al Kaidës dhe kritikoi ashpër shitjen e armëve amerikane Riadit.

Në një intervistë për mediat amerikane Ron Paul duke folur për agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit tha se  regjimi Al Saud ka krijuar një katastrofë humanitare në Jemen dhe shtoi se çështja e shitjes së armëve amerikane Arabisë Saudite do të diskutohet në Kongres. Më tej, ky senator i njohur amerikan tha: “Populli amerikan ka të drejtë të informohet për situatën në Jemen”. Ai shtoi se politikat e gabuara të SHBA u bënë shkak për formimin e ISIS-it në Siri dhe administrata e Trump po e përsërit këtë gabim duke përkrahur politikat e regjimit Al Saud kundër Jemenit.