Trump tërhiqet nga vendimi për transferimin e ambasadës amerikane në Izrael
(last modified Sat, 03 Jun 2017 05:23:30 GMT )
Qershor 03, 2017 07:23 Europe/Tirane
  • Trump tërhiqet nga vendimi për transferimin e ambasadës amerikane në Izrael

Pas shumë e shumë polemikash, presidenti amerikan Donald Trump, tërhiqet dhe vendos të mos transferojë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump ka vendosur që të mbajë për të paktën edhe gjashtë muaj Ambasadën Amerikane në Tel Aviv, me arsyetimin që ky veprim do të “maksimizojë shanset” për arritjen e paqes në mes të regjimit sionist dhe palestinezëve. Izraeli ka shprehur zhgënjimin rreth këtij vendimi. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “Izraeli është i zhgënjyer që ambasada nuk po bartet tani, sidoqoftë vlerësojmë deklaratat e presidentit Trump për përkrahje dhe përkushtimin që ambasada të jetë në të ardhmen në Jerusalem”. Nabil Abu Rdeneh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Autonom Palestinez, Mahmud Abas, e quajti vendimin e Trumpit si "hap të rëndësishëm pozitiv". Statusi i Kodsit të pushtuar është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës. Palestinezët e konsiderojnë Kodsin si kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen. Izraeli e ka aneksuar  Kodsin Lindor duke e quajtur si kryeqytetin e shtetit të tyre. Ky hap nuk është pranuar asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar. Gjatë fushatës presidenciale më 2016, Trump ka premtuar që do të njohë Kodsin lindor si kryeqytet të Izraelit dhe të bart ambasadën amerikane aty. Më herët Donald Trump për përmirësimin e  marrëdhënieve me botën arabe kishte hequr dorë nga vendimi për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods. Presidenti amerikan gjithashtu në një intervistë me kanalin televiziv Fox Neës të Amerikës kishte thënë se deklaratat e tij në lidhje me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods, kanë qenë të parakohshme dhe ka theksuar se nuk dëshiron të flasë në lidhje me këtë çështje sepse nuk ka ardhur akoma koha të flitet për këtë çështje. Me mijëra palestinezë banorë të BPLJ kanë protestuar kundër vendimit të Donald Trump, president i SHBA, për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar. Plani për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades është një prej premtimeve të Donald Trump gjatë fushatës së tij elektorale. Më herët Mahmud Abas kreu i AAP ka paralajmëruar se transferimi i ambasadës amerikane mund të ndikojë negativisht dhe mund të dëmtojë procesin e krijimit të Palestinës së pavarur si dhe mund të dëmtojë rëndë sigurinë dhe rendin në rajon. Nëse SHBA e kryen transferimin e ambasadës, kjo do të nënkuptonte pranimin haptazi të pushtimit të Kodsit nga Izraeli dhe ky veprim do të ndryshonte plotësisht rrjedhën e bisedimeve të ashtuquajtura të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Për momentin plani u anulua edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe duhet pritur se deri në atë kohë presidenti amerikan do të heqë dorë plotësisht nga ky plan apo jo.


 

Tags