Protesta në Amerikë kundër politikave të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52420-protesta_në_amerikë_kundër_politikave_të_donald_trump
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington dhe në qytete të tjera të mëdha të Amerikës për të kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike dhe ambientin dhe daljen e Amerikës nga traktati i Parisit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2017 10:15 Europe/Tirane
  • Protesta në Amerikë kundër politikave të Donald Trump

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington dhe në qytete të tjera të mëdha të Amerikës për të kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike dhe ambientin dhe daljen e Amerikës nga traktati i Parisit.

Protesta më e gjerë u organizua në Uashington, ku dhjetëra mijëra persona marshuan pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hotelit ‘Trump International Hotel’. Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre me propozimin e administratës Trump, për të shkurtuar fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit, një agjenci federale që harton ligjet për ambientin në SHBA dhe daljen e Uashingtonit nga traktati i Paristit për klimën.  Gjatë fushatës, Trump kishte thënë se ndryshimet klimatike janë “tallje”, që kishin për qëllim që t’i mundësojnë përfitime Kinës. Gjatë ditëve të kaluara mijëra shkencëtarë kanë marshuar në Uashington për të kritikuar politikat e administratës Trump për shkencën dhe kërkimet.