OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52434-okb_sanksione_të_reja_kundër_koresë_veriore
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të Koresë Veriore, pas një serie të lansimeve raketore këtë vit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2017 11:23 Europe/Tirane
  • OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të Koresë Veriore, pas një serie të lansimeve raketore këtë vit.

Mbrëmë vonë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar propozimin amerikan dhe kinez për imponim të ndalesës së udhëtimit dhe bllokim të pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë prsonin, Cho Il U, që besohet se është i ngarkuar me operacionet e spiunimit të jashtëm të Phenianit. Në mesin e katër entiteteve, gjendet edhe Koryo Bank.