OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore
Qershor 04, 2017 11:23 Europe/Tirane
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të Koresë Veriore, pas një serie të lansimeve raketore këtë vit.
Mbrëmë vonë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar propozimin amerikan dhe kinez për imponim të ndalesës së udhëtimit dhe bllokim të pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë prsonin, Cho Il U, që besohet se është i ngarkuar me operacionet e spiunimit të jashtëm të Phenianit. Në mesin e katër entiteteve, gjendet edhe Koryo Bank.
Tags