Pheniani përgjigjet ndaj sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52456-pheniani_përgjigjet_ndaj_sanksioneve
Koreja e Veriut deklaroi sot se "i hedh poshtë plotësisht" sanksionet e reja të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbi disa nga kompanitë dhe individët e saj, duke u zotuar të vazhdojnë me programet e saj bërthamore dhe raketore pa vonesë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2017 16:44 Europe/Tirane
  • Pheniani përgjigjet ndaj sanksioneve

Koreja e Veriut deklaroi sot se "i hedh poshtë plotësisht" sanksionet e reja të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbi disa nga kompanitë dhe individët e saj, duke u zotuar të vazhdojnë me programet e saj bërthamore dhe raketore pa vonesë.

"Çfarëdo sanksionesh dhe presionesh që mund të pasojnë, ne nuk do të devijojmë nga përpjekjet për të ndërtuar forca bërthamore për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe të drejtat për ekzistencën kombëtare dhe do të ecim përpara drejt fitores përfundimtare", tha të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut në një deklaratë, e cila u transmetua nga agjensia zyrtare e lajmeve KCNA. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili ndodhet në Singapor për të marrë pjesë në punimet e konferencës më të rëndësishme të Azisë në fushën e mbrojtjes, e cilësoi Korenë e Veriut një rrezik të qartë dhe imediat. Sekretari Mattis gjithashtu dënoi mospërfilljen e ligjit ndërkombëtar nga Kina nëpërmjet militarizimit të ishujve artificialë. Megjithëse vlerësoi angazhimin e Kinës për të punuar së bashku me komunitetin ndërkombëtar, ai përmendi se do të ketë natyrisht konkurrencë ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, por se konflikti mund të shmanget. Sidoqoftë, Sekretari Mattis dënoi aktivitetin e Kinës për të marrë sa më shumë territor në Detin e Kinës së Jugut.