SHBA: Dëgjim i tensionuar në Senat
Zyrtarët e lartë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara po refuzojnë të përgjigjen në pyetjet kryesore nga senatorët për çështjen nëse presidenti, Donald Trump, ka synuar të ndikoj në hetimin e FBI-së, për lidhjet e ndihmësve të tij me Rusinë.
Ky dëgjim i tensionuar i sotëm në Komitetin për inteligjencë të Senatit të Shteteve të Bashkuara, u bë një ditë para se ish-drejtori i FBI-së, James Comey, të dëshmoj për të parën herë, prej shkarkimit të tij nga ana e presidentit Trump, muajin e kaluar. Comey e ka mbikëqyrë hetimin penal për kontaktet e ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë, përfshirë edhe ish-këshilltarin për siguri kombëtare të zotit Trump, Michael Flynn. Sipas raporteve të mediave, Trump ka synuar t’i bëjë presion zotit Comey për ta ndalur hetimin kundër Flynnit.