Koreja e veriut teston një tjetër raketë
Koreja e Jugut njoftoi testimin e disa raketave tokë-det nga fqinji verior.
Shtabi i ushtrisë së Koresë së jugut me anë një të deklarate njoftoi se raketat janë lëshuar nga bregu Vonsan i Koresë së veriut dhe kanë përshkruar distancën prej 200 km.
Me të tillë testime Koreja e Veriut tregon se plotësisht i kundërshton sanksionet më të reja të Komeve të Bashkuara, pasi i konsideron si akt armiqësor dhe do ta vazhdoj zhvillimin e armatimit atomik. Disa ditë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar rezolutën për sanksione të reja kundër zyrtarëve dhe entiteteve verikoreane. Me këto sanksione imponohet ndalesë e udhëtimit dhe bllokim i pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë personin, Cho Il U, për të cilin besohet se është i ngarkuar me operacionet e jashtme. Në listë gjenden edhe katër entitete, përfshirë Koryo Bank. Sipas të dhënave qeveritare të Koresë Jugore, kjo bankë i menaxhon transaksionet tej oqeanike për një organ sekret i cili kujdeset për fondet e fshehta private të udhëheqjes së Koresë Veriore.