Koreja e Veriut hedh disa raketa me rreze të shkurtër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52756-koreja_e_veriut_hedh_disa_raketa_me_rreze_të_shkurtër
Koreja e Veriut ka hedhur disa raketa nga bregu i saj lindor, tha ushtria e Koresë së Jugut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2017 22:47 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut hedh disa raketa me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut ka hedhur disa raketa nga bregu i saj lindor, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas saj, raketat e hedhura sot pranë qytetit Uonsan, duket se janë me rreze të shkurtër veprimi. Ato kanë fluturuar rreth 200 kilometra përpara se të binin në ujë. Testet e vazhdueshme të Koresë së Veriut me raketa balistike – edhe pse jo të gjitha të suksesshme – kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar. Ekspertët druajnë se Phenjani po avancon drejt qëllimit final, për të hedhur raketa me koka bërthamore. Raketat e hedhura sot, megjithatë, nuk i shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pasi rezolutat e tilla ndalojnë vetëm raketat balistike, tha agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap.