Çfarë ndodh pas votës së të enjtes në Britani?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52834-Çfarë_ndodh_pas_votës_së_të_enjtes_në_britani
Paradoksalisht, kryeministrja britanike Theresa May, pas rezultatit shokues të zgjedhjve të së enjtes, do të ketë të njëjtin numër votash në një koalicion të ri me partinë demokratike të unionistëve, që janë mbështetësit e qëndrimit të Irlandës së Veriut nën kontrollin britanik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 10, 2017 00:35 Europe/Tirane
  • Çfarë ndodh pas votës së të enjtes në Britani?

Paradoksalisht, kryeministrja britanike Theresa May, pas rezultatit shokues të zgjedhjve të së enjtes, do të ketë të njëjtin numër votash në një koalicion të ri me partinë demokratike të unionistëve, që janë mbështetësit e qëndrimit të Irlandës së Veriut nën kontrollin britanik.

Pas autogolit spektakolar, sërish duket se konservatorët do të kualifikohen me golavarazh. Kryeminsitrja britanike, pasi mori bekimin e Mbretëreshës, do të drejtojë Britaninë me një qeveri pakice, pasi asnjë nga partitë në Parlamentin e ri nuk ka shumicën.Formatimi i qeverisë së re duket se bazohet në të njëjtat figura kryesore politike të qeverisë së kaluar. Ajo që do të ndryshojë janë marrëdhëniet e qeverisë së re me Parlamentin e ri të balancuar politik dhe negociatat e vështira me BE-në për “Brexit”, i cili pas tërmetit politik duket se do të jetë më i butë sesa një ditë më parë, pasi kështu duket se ka vendosur elektorati britanik. Në fund të numërimit të votave, konservatorët rezulton të kenë siguruar 319 vende në Parlament, nga 326 që nevojiteshin për një shumicë të rehatshme.