Papa dhe Amano nderojnë viktimat e sulmeve terroriste në Teheran
(last modified Sat, 10 Jun 2017 06:31:40 GMT )
Qershor 10, 2017 08:31 Europe/Tirane
  • Papa dhe Amano nderojnë viktimat e sulmeve terroriste në Teheran

Lideri i katolikëve të botës dhe drejtori i përgjithshëm i ANEA-s dënuan sulmin terrorist të së mërkurën në Teheran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, ka lëshuar një deklaratë në të cilën dënoi sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran dhe shprehu ngushëllime dhe solidaritet me familjet e viktimave dhe të të plagosurve të këtyre sulmeve. Lideri i katolikëve të botës duke shprehur keqardhje të thellë për shkak të këtyre sulmeve terroriste, e siguroi popullin e Iranit se do të lutët për paqe dhe qetësi. Ndërkohë Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, ditën e premte nënshkroi librin memorial të viktimave të sulmeve terroriste në Teheran i cili është hapur në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Vjenë të Austrisë. Disa funksionarë shtetëror të Austrisë kanë shkuar në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Vjenë dhe kanë nënshkruar librin memorial për viktimat e sulmit terroristë të së mërkurës në Teheran. Vlen të theksohet se të mërkurën më 7 qershor 2017, në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit, u kryen sulme terroriste, por në fund përfunduan me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe me vrasjen e terroristëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 17 qytetarë iranianë dhe u plagosen 52 të tjerë.

Tags