Merkel kritikon Amerikën në Meksikë
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë ka kritikuar Donald Trump për politikat e tij të emigracionit. Kancelarja e Gjermanisë përkundër deklaratave të Donald Trump për ndërtimin e një muri ndarës me Meksikën, tha se kriza e emigrantëve nuk mund të kontrollohet me ndërtimin e mureve ndarës.
Merkel tha se problemi është se duhen zbuluar shkaqet kryesore të diferencës mes shtresave sociale dhe nuk është në ndërtimin e murit ndarës. Vlen të theksohet se Donald Trump në fushatën e tij elektorale ka premtuar ndërtimin e një muri ndarës me Meksikën për pengimin e futjes së emigrantëve në Amerikë. Vizita e kancelares gjermane në Meksikë u krye në kuadër të tensioneve të lindura mes partnerëve evropianë dhe sidomos Gjermanisë me Amerikën. Angela Merkel në Meksiko City, kritikoi politikat e emigracionit të presidentit amerikan Donald Trump duke e cilësuar të papranueshme ndërtimin e një muri ndarës mes Meksikës dhe Amerikës. Çështja e rishikimit të traktatit për tregtinë e lirë nga ana e Amerikës dhe dalja e këtij vendi nga traktati i ndryshimeve klimatike të Parisit, janë disa nga çështjet për të cilat foli kancelarja e Gjermanisë dhe kritikoi politikat e Amerikës në këto fusha. Donald Trump ka ndërmarrë politikën e mbështetjes së prodhuesit vendas dhe ka sfiduar marrëdhëniet e Uashingtonit me fqinjët dhe me partnerët evropianë të Amerikës. Nga ana tjetër aleatët evropianë janë në kërkim të opsioneve zëvendësuese në rast se kriza në marrëdhëniet me Amerikën thellohet akoma më shumë në fushën ekonomike, politike dhe të ambientit. Amerika, Meksika dhe Kanadaja prej vitit 1994 kanë nënshkruar traktatin e tregtisë së lirë të quajtur NEFTA. Donald Trump president i Amerikës është i mendimit se ky traktat është në dëm të industrisë dhe produkteve amerikane dhe fitimin më të madh nga ky traktat e nxjerr Meksika. Për këtë presidenti amerikan ka kërkuar rishikimin e traktatit në fjalë. Mirëpo çdo rishikim i traktatit NEFTA do të thotë më shumë kufizime dhe parametra të rinj gjë e cila mund të dëmtojë ekonomikë e Meksikës dhe partnerëve evropianë të Meksikës dhe sidomos ekonominë e Gjermanisë e cila është partnerja më e madhe tregtare e Meksikës. Si Gjermania ashtu edhe Meksika kërkojnë të krijojnë më shumë larmi në tregjet eksportuese dhe në forcimin e marrëdhënieve të tyre për tu përballur me politikat e Trump. Traktati i tregtisë së lirë mes Meksikës dhe Evropës u vu në zbatim në vitin 2000. Ky traktat krijoi kushtet për heqjen graduale të pengesave doganore dhe shtimin e tregtisë dhe të investimeve në Meksikë dhe në Evropë. Në vitin 2016 të dy palët nisën bisedimet për rishqyrtimin e marrëveshjes në fjalë për zgjerimin akoma më të madh të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike. Presidenti i Meksikës në takim me Angela Merkel shpresoi se këto bisedime do të përfundojnë në vitin 2017. Merkel pas takimit të grupit G7 dhe samitit të NATO-s deklaroi se Amerika nuk mund të jetë më partner i besueshëm për Evropën e cila duhet të mbështetet në forcat e veta për të garantuar sigurinë dhe interesat e saj.