Mogherini kërkon forcimin e kapacitetit mbrojtës të BE
Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar forcimin e kapacitetit mbrojtës të BE.
Federika Mogherini, në një konferencë të përbashkët shtypi me Sauli Ninisto president i Finalndës dhe me Rose Gottemoeller zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s tha se BE duhet të ndërmarrë masa akoma më të madh për të shtuar kapacitetin mbrojtës me qëllim që të përballet me sfidat e sigurisë dhe ato ndërkombëtare. Të gjithë shtetasit evropiane kërkojnë më shumë angazhim të BE në çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, ndërkohë që unioni ka fuqinë dhe kapacitetin e duhur për të ndikuar në sfidat e sigurisë. Pas hipotezave të parashtruara nga presidenti Trump mbi rolin e NATO-s, kanë filluar përpjekjet e BE për të krijuar një forcë të re sigurie.