Senatorët amerikanë ndihmojnë vazhdimin e krimeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53134-senatorët_amerikanë_ndihmojnë_vazhdimin_e_krimeve_të_arabisë_saudite
Senatorët amerikanë me 53 vota kundër përball 47 votave pro, kanë refuzuar planin e paraqitur për miratim e një plani për të mos lejuar shitjen 110 miliardë dollarë të armatimeve të këtij vendi Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2017 04:26 Europe/Tirane
  • Senatorët amerikanë ndihmojnë vazhdimin e krimeve të Arabisë Saudite

Senatorët amerikanë me 53 vota kundër përball 47 votave pro, kanë refuzuar planin e paraqitur për miratim e një plani për të mos lejuar shitjen 110 miliardë dollarë të armatimeve të këtij vendi Arabisë Saudite.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjatë vizitës së fundit në Arabinë Saudite, ka nënshkruar një kontratë 110 miliardë dollarësh për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje u përball me reagime të gjera brenda në Amerikës dhe disa ligjvënës amerikanë në mesin e tyre edhe disa republikanë në senatin e këtij vendi, kanë kundërshtuar këtë marrëveshje. Rend Pol, senatori republikan nga shteti Kentaki, në lidhje me këtë çështje ka paraqitur një plan në Senatin e Amerikës kundër shitjes së armatimeve Arabisë Saudite dhe arriti të marrë përkrahje nga shumica e senatorëve demokratë dhe të disa senatorëve republikanë. Megjithëkëtë, plani në fjalë në fund të martën u paraqit për votim në Senat dhe nuk arriti të miratohet. Në këtë mënyrë senatorët amerikanë hapën rrugën për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite e cila sipas shumë politikanëve amerikanë, është qendra e lindjes dhe zhvillimit të ideve takfiriste të grupeve terroriste.