Letër e hapur e personaliteteve franceze për Makron
Personalitete dhe organizatat franceze përmes një letre të hapur, i kanë kërkuar presidentit francez që të ketë më shumë kujdes ndaj situatës së emigrantëve dhe trazirave në vero të Marokut, ku presidenti francez pritet ta vizitojë këtë vend.
Sipas gazetës franceze Le Mond, njëkohësisht me vizitës dyditore të Emanuel Macron , president i Francës në Maroko që fillon nga dita e mërkurë, një grup i personaliteteve dhe organizatave të ndryshme franceze, përmes një letre të hapur kanë kërkuar nga ai që gjatë kësaj vizite t’a ketë në konsideratë gjendjen e emigrantëve sirianë në kufirin midis Algjerisë dhe Marokut si dhe trazirat e fundit në rajonin Rif në qytetin Al Hasime në veri të këtij vendi. Në këtë letër thuhet se familjet e emigrantëve sirianë nga mesi i muajit Prill në rajonin kufitar të në afërsi të qytetit Fakik, jetojnë në kushte të vështira.