Rodos, zjarr në anijen qipriote me 32 persona në bord
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53276-rodos_zjarr_në_anijen_qipriote_me_32_persona_në_bord
Një zjarr i madh ka rënë në anijen e transportit “Med Star” me flamur të Qipros, dy milje në veriperëndim të Rodosit, në Egjeun Juglindor, kur ajo sapo ka dalë nga porti i ishullit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2017 03:28 Europe/Tirane
  • Rodos, zjarr në anijen qipriote me 32 persona në bord

Një zjarr i madh ka rënë në anijen e transportit “Med Star” me flamur të Qipros, dy milje në veriperëndim të Rodosit, në Egjeun Juglindor, kur ajo sapo ka dalë nga porti i ishullit.

Zjarri ka rënë në dhomën e motorëve të anijes nga shkaqe ende të panjohura, e është përhapur me shpejtësi të madhe pas orës 10 të mbrëmjes. Anija ka pasur si ngarkesë automjete të vogla dhe kamionë, me destinacion ishullin e Santorinit. Në bordin e saj ndodheshin 32 persona, prej të cilëve 20 janë detyruar ta braktisin, kurse 12 të tjerë po ndihmojnë në fikjen e zjarrit që duket se ka shkaktuar dëme të mëdha. Nëse nuk do të mund ta vendosin nën kontroll, ata kanë marrë urdhër të largohen. Në operacion po marrin pjesë, përveç 3 anijeve të vogla të Marinës Detare greke, edhe 4 varka të ndërhyrjeve të rasteve speciale, si dhe mjete nga ajri. Për incidentin është njoftuar Ministria e Marinës Detare dhe ka nisur një proces hetimi.