Gjermania paralajmëron Amerikën pas sanksioneve ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53348-gjermania_paralajmëron_amerikën_pas_sanksioneve_ndaj_rusisë
Kancelarja e Gjermanisë paralajmëroi Amerikën se në rast se kompanitë gjermane do të pësojnë dëm nga sanksionet e vendosura nga Amerika kundër Rusisë, Berlini do të marrë masa kundër këtyre sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2017 04:29 Europe/Tirane
  • Gjermania paralajmëron Amerikën pas sanksioneve ndaj Rusisë

Kancelarja e Gjermanisë paralajmëroi Amerikën se në rast se kompanitë gjermane do të pësojnë dëm nga sanksionet e vendosura nga Amerika kundër Rusisë, Berlini do të marrë masa kundër këtyre sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Stefan Zibert, zëdhënësi i Angela Merkel, kancelares së Gjermanisë, të premten deklaroi se sanksionet e Amerikës kundër Rusisë mund të shkaktojnë dëme për kompanitë evropiane. Berlini është i shqetësuar se sanksionet kundër Rusisë krijojnë kufizime për veprimtarinë e kompanive të Gjermanisë dhe të kompanive evropiane të cilat veprojnë në projektin rus "North Streem 2". Rusia në projektin "North Streem 2" synon të ndërtojë një linjë të tubacioneve për transportin e gazit natyror nën detin Baltik drejt Gjermanisë. Senati i Amerikës së fundi ka miratuar një plan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit dhe Rusisë.