Kuba reagon ndaj Trump: Kthim pas!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53406-kuba_reagon_ndaj_trump_kthim_pas!
Qeveria kubane, por edhe njerëzit e thjeshtë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Donald Trump për të rikthyer kufizimet në marrëdhëniet me ishullin e izoluar prej Amerikës për më shumë se 50 vjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2017 17:18 Europe/Tirane
  • Kuba reagon ndaj Trump: Kthim pas!

Qeveria kubane, por edhe njerëzit e thjeshtë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Donald Trump për të rikthyer kufizimet në marrëdhëniet me ishullin e izoluar prej Amerikës për më shumë se 50 vjet.

Trump njoftoi të premten nga Majemi planin e tij për të shfuqizuar një sërë elementesh të marrëveshjes historike të ndërmarrë nga paraardhësi i tij, Barak Obama për normalizimin e raporteve me Havanën. Ekzekutivi kuban i dënoi masat e reja që forcojnë sërish bllokadën, por shtoi se mbetet e hapur për vazhdimin e një dialogu, ku të mbizotërojë respekti për tjetrin. Njoftimi u lexua në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në televizionin shtetëror.