Amnesty International reagon ndaj Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53474-amnesty_international_reagon_ndaj_arabisë_saudite
Amnesty International ka reaguar kundër burgosjes arbitrare të ueblogerit saudit Raif Badavi nga ana e regjimit Al Saud.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2017 15:14 Europe/Tirane
  • Amnesty International reagon ndaj Arabisë Saudite

Amnesty International ka reaguar kundër burgosjes arbitrare të ueblogerit saudit Raif Badavi nga ana e regjimit Al Saud.

Kjo organizatë këtë veprim të autoriteteve saudite e ka quajtur krim dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistit Badavi. Raif Badavi, uebloger saudit u burgos nga autoritetet saudite për shkak të pikëpamjeve të tij politike dhe fetare dhe është dënuar me 5 vjet burgim. Raif Badavi është fitues i çmimit “Sakharov” për lirinë e shprehjes që ndahet nga Parlamenti Evropian. Amnesty International ka thënë se regjimi Al Saud vazhdon persekutimin e opozitarëve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që ndalon gratë të ngasin makinat.