Sulm terrorist ndaj besimtarëve myslimanëve në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53520-sulm_terrorist_ndaj_besimtarëve_myslimanëve_në_londër
Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një kamion përplasi myslimanët pranë një xhamie në veri të Londrës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 19, 2017 04:29 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist ndaj besimtarëve myslimanëve në Londër

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një kamion përplasi myslimanët pranë një xhamie në veri të Londrës.

Londër

Autoritetet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku një furgon hipi mbi trotuar dhe goditi një grup njerëzish pranë xhamisë në parkun Finsbury. Në lidhje me ngjarjen policia e Londrës arresto një 48 vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe skuadrat e antiterrorizmit. Kryeministri Theresa May tha se policia po e trajtonte atë “si një sulm të mundshëm terrorist”. Këshilli Mysliman i Britanisë tha se sulmi me furgon ishte i qëllimshëm. Mësohet se viktima dhe të plagosurit sapo kishin lënë lutjet e mbrëmjes pas agjërimit të Ramazanit. Këshilli Mysliman i Britanisë tha se kjo që ndodhi ishte një manifestim i dhunshëm i islamofobisë duke bërë thirrje për siguri shtesë rreth xhamisë. Kryeministrja Theresa May ka deklaruar se mendimet e saj janë me ata që janë lënduar në këtë incident të tmerrshëm. Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë plagosur, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje, ka thënë ajo. Udhëheqësi britanik i opozitës Jeremy Corbyn, ka thënë se është krejtësisht i tronditur nga ky incident. Kohën e fundit, Britania është duke u përballur me disa sulme terroriste.