Vritet një vajzë myslimane në Virxhinia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53534-vritet_një_vajzë_myslimane_në_virxhinia
Policia amerikane njoftoi vrasjen e një vajze myslimane në Virxhinia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 19, 2017 13:08 Europe/Tirane
  • Vritet një vajzë myslimane në Virxhinia

Policia amerikane njoftoi vrasjen e një vajze myslimane në Virxhinia.

Kjo vajze 17 vjeçe u sulmua nga një grup vandalësh menjëherë pasi kishte dalë nga xhamia në Virxhinia. Pas rrëmbimit vajza është gjetur e vdekur në rajonin Starling. Vajza kishte dalë nga xhamia me disa shoqe të saj në kohën kur u konfrontua verbalisht me një shofer i cili zbriti dhe sulmoi vajzën 17 vjece. Policia amerikane njoftoi se ka arrestuar Darvin Martinez, shoferi i makinës që rrëmbeu vajzën. Vlen të theksohet se këshilli islamik i Amerikës ka bërë të ditur se në vitin 2016 rastet e dhunës ndaj myslimanëve janë shtuar me 57% dhe nga 1409 raste që ishte në vitn 2015 ka arritur në 2213 raste. Një prej shkaqeve të rritjes së dhunës ndaj myslimanëve në Amerikë janë edhe deklaratat anti-myslimane të Donald Trump.