Sulm me armë në një vend turistik në Mali
Nga një sulm i personave të armatosur në një kompleks turistik në periferi të Bamakos në Mali, 8 persona mes tyre një francez dhe 5 agresorë mbetën të vrarë.
Të shtëna me armë zjarri në kompleksin luksoz, “Le Campement” në Dougourakoro, në lindje të kryeqytetit të Malit, Bamako. Trupat maleze dhe ushtarë nga forca franceze anti-terrorizëm kanë shkuar në vendngjarje. Nuk ka pasur ndërkohë informacione të menjëhershme për të plagosur. Misioni trajnues i Bashkimit Evropian në Mali, në një postim në Twitter konfirmonte se ishte në dijeni të sulmit dhe se po mbështeste forcat maleze të sigurisë e po vlerësonte situatën. Mali është përballur me një rebelim prej vitesh. Në nëntor 2015, të paktën 20 vetë u vranë kur persona të armatosur morën peng vizitorë dhe staf në hotelin “Radisson Blu” në Bamako. Që nga sulmi në “Radisson Blu”, Mali ka qenë ndërkohë në gjendje emergjence, e shtyrë kjo edhe për gjashtë muaj në vijim në prill. Gjendja e sigurisë në vend është përkeqësuar që nga 2013 kur forcat franceze dëbuan luftëtarët rebelët nga pjesa e veriut të vendit. Trupat franceze dhe 10 mijë forca paqeruajtëse të kombeve të bashkuara, janë përpjekur prej kohësh të stabilizojnë ish-koloninë e Francës.