Dështon sulmi terrorist në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53570-dështon_sulmi_terrorist_në_francë
Në Francë ka dështuar një sulm terrorist, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Në shëtitoren Champs Elysees në Paris, një person me automjetin e tij ka sulmuar një furgon të policisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 20, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Dështon sulmi terrorist në Francë

Në Francë ka dështuar një sulm terrorist, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Në shëtitoren Champs Elysees në Paris, një person me automjetin e tij ka sulmuar një furgon të policisë.

Një veprim ky, që sipas autoriteteve franceze, është akt terrorist. Automjeti ka shpërthyer menjëherë pas përplasjes dhe drejtuesi i tij është nxjerrë jashtë i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Brenda makinës së tij janë gjetur bombola gazi, që kanë shkaktuar shpërthimin, si dhe armë të ndryshme e municione. Lajmin për vdekjen e agresorit e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze, Pierre Henri Brandet.  Saktësisht, ngjarja është regjistruar përpara komisariatit të rrethrrotullimit të Tetë të kryeqytetit francez, si dhe pak qindra metra larg pallatit presidencial Elize. Pikërisht këtu, më vonë në mbrëmje presidenti Emmanuel Macron priti për një darkë zyrtare mbretin e Jordanisë, Abdallah II. Për fat të mirë nuk ka patur persona të plagosur.