Arrestohet një grua italiane e dyshuar për terrorizëm
Autoritetet italiane njoftuan se kanë arrestuar një vajzë italiane që u përpoq të bashkohet me grupet terroriste në Siri.
Zyra anti-terroriste e Policisë italiane bëri të ditur se 26 vjeçarja Lara Bombolini është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së qytetit Torino pas dëshmive se ka marrë pjesë në aktivitete terroriste dhe është përpjekur t’u bashkohet grupeve terroriste në Siri. Kjo vajzë, e cila është nga Milano, para tre vitesh së bashku me bashkëshortin e saj ka shkuar në Siri, ku burri i saj u vra duke luftuar përkrah terroristëve. Pas kësaj, Lara Bombolini është kthyer në Itali ku është survejuar nga policia italiane dhe u arrestua sot, pasi u përpoq të rikthehet në Siri për t’iu bashkuar grupit terrorist Tahrir al-Sham.