Indi: Zbulohen me dhjetëra libra propagandues të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54134-indi_zbulohen_me_dhjetëra_libra_propagandues_të_isis
Policia indoneziane ka zbuluar me dhjetëra libra për fëmijë në të cilat bëhet propagandë për ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 27, 2017 07:29 Europe/Tirane
  • Indi: Zbulohen me dhjetëra libra propagandues të ISIS

Policia indoneziane ka zbuluar me dhjetëra libra për fëmijë në të cilat bëhet propagandë për ISIS.

Këto libra janë gjetur në shtëpinë e një personi të dyshuar për lidhje me ISIS dhe i dyshuar për vrasjen e një polici me armë të ftohtë. Polici indonezian u vra ditën e dielë në kohë kur po ndiqte një person të dyshuar për lidhje me grupin terrorist takfirist ISIS. Një tjetër terrorist i dyshuar për sulme ndaj forcave të policisë është vrarë dje në Sumatrain e veriut në përleshjet me policinë. Personi i arrestuar nga policia në vitin 2013 ka shërbyer për 6 muaj në radhët e terroristëve në siri. Thuhet se personi në fjalë ka tërhequr mbas vetes me qindra indonezianë të cilët ekzistojnë në listën e zezë të Amerikës për grupet dhe peronat terroristë.