Rusia paralajmëron Amerikën për veprime provokuese kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54148-rusia_paralajmëron_amerikën_për_veprime_provokuese_kundër_sirisë
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një bisedë telefonike me Rex Tillerson, sekretarin amerikan të shtetit, theksoi nevojën për vetëpërmbajtje nga veprimet provokuese të Amerikës kundër ushtrisë së Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Amerikën për veprime provokuese kundër Sirisë

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një bisedë telefonike me Rex Tillerson, sekretarin amerikan të shtetit, theksoi nevojën për vetëpërmbajtje nga veprimet provokuese të Amerikës kundër ushtrisë së Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergej Lavrov dhe Rex Tillerson të hënën në mbrëmje kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë diskutuar çështjet përkatëse me krizën në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi: "Lavrov në këtë bisedë telefonike ka kritikuar vazhdimin e sulmeve ajrore të Amerikës kundër pozicioneve të ushtrisë së Sirisë dhe ka kërkuar nga Uashingtoni që të heqë dorë nga veprimet provokuese kundër ushtrisë së Sirisë e cila aktualisht po luftën kundër terrorizmit. Të dy palët në këtë bisedë telefonike kanë diskutuar rreth krizës në Siri si forcimin e armëpushimit në këtë vend nëpërmjet negociatave të Astanasë, shtimin e luftës kundër grupeve terroriste dhe për parandalimin e përpjekjeve për përdorimin e armëve kimike në Siri",- shtoi ndër të tjera Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë. Vlen të theksohet se Amerika gjatë muajve të fundit disa herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë që më i fundit ishte rrëzimi i një avioni luftarak të ushtrisë siriane.