Holanda shpallet fajtore për masakrën e Srebrenicës
(last modified Tue, 27 Jun 2017 18:01:52 GMT )
Qershor 27, 2017 20:01 Europe/Tirane
  • Holanda shpallet fajtore për masakrën e Srebrenicës

Një Gjykatë e Apelit në Holandë ka konfirmuar se Holanda mban pjesërisht përgjegjësinë për vdekjen e më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, nga të cilët ishte kërkuar të largoheshin nga një bazë holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e kanë ditur se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës, gjë e cila edhe ka ndodhur. Vendimi shihet si i jashtëzakonshëm, duke qenë se Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Megjithatë, rasti i paqeruajtësve holandezë është i veçantë, sepse bën fjalë për përgjegjësinë e një shteti pjesëmarrës në një mision paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

 

Tags