Pavarësia e Skocisë, shtyhen planet për referendumin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54182-pavarësia_e_skocisë_shtyhen_planet_për_referendumin
Nicola Sturgeon do të shtyjë planet për një referendum të dytë mbi Pavarësinë e Skocisë. Kryeministrja kishte kërkuar që një referendum për pavarësinë të mbahej në vjeshtën e vitit 2018, ose në pranverën e vitit 2019.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2017 16:22 Europe/Tirane
  • Pavarësia e Skocisë, shtyhen planet për referendumin

Nicola Sturgeon do të shtyjë planet për një referendum të dytë mbi Pavarësinë e Skocisë. Kryeministrja kishte kërkuar që një referendum për pavarësinë të mbahej në vjeshtën e vitit 2018, ose në pranverën e vitit 2019.

Por, ajo ka rishikuar qëndrimin e saj pasi humbi 21 vende në Parlament në zgjedhjet e këtij muaji.Sturgeon tha se ajo nuk do të kërkonte menjëherë miratimin e legjislacionit për një referendum, por qeveria do të priste të paktën deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, edhe pse sërish do të ketë nevojë për lejen e qeverisë britanike në mënyrë që vota të mbahet.E deri atëherë, Sturgeon tha se do të dyfishonte përpjekjet për të siguruar marrëveshjen më të mirë të mundshme të “Brexit”-it për Skocinë dhe për ta mbajtur vendin në tregun e përbashkët europian. Sidoqoftë, Sturgeon nënvizoi se ajo mbetej e angazhuar që Skocia të kishte zë për të zgjedhur të ardhmen e vet, në fund të procesit të “Brexit”-it.