Britania zbaton urdhrin anti-emigracion të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54206-britania_zbaton_urdhrin_anti_emigracion_të_trump
Ministria e jashtme e Britanisë njoftoi se të gjithë ata persona të cilët udhëtojnë në 6 vendet e përcaktuara në urdhrin e presidentit Donald Trump, duhet të marrin viza për tu futur në Amerikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2017 03:47 Europe/Tirane
  • Britania zbaton urdhrin anti-emigracion të Trump

Ministria e jashtme e Britanisë njoftoi se të gjithë ata persona të cilët udhëtojnë në 6 vendet e përcaktuara në urdhrin e presidentit Donald Trump, duhet të marrin viza për tu futur në Amerikë.


Kjo ministri duke reaguar ndaj aktivizimit të urdhrit anti-emigracion të Trump ka thënë: Personat që kanë shtetësi angleze nuk përfshihen në këto kufizime, mirëpo personat që kanë dy shtetësi dhe kanë udhëtuar që nga viti 20111 në vendet si Irani, Libia, Siria, Sudani, Jemeni dhe Somali, duhet të rimarrin viza për të shkuar në Amerikë. Gjykata amerikane ka lejuar zbatimin e një pjese të urdhrit të Donald Trump për ndalimin e futjes së shtetasve nga këto vende. Ky urdhër do të zbatohet deri në muajin tetor kur të merret vendimi përfundimtar i gjykatës mbi vendimin e presidentit Donald Trump. Në bazë të statistikave të ministrisë së jashtme të Britanisë, në vit 3.8 milion shtetas anglezë udhëtojnë në Amerikë.