Boshatiset universiteti në Dagllas të Amerikës
Qershor 28, 2017 03:49 Europe/Tirane
Për shkak të një kërcënimi me bombë, është boshatisur universiteti i Dagllasit në Amerikë.
Lajmi është bërë nga vetë administrata e universitetit sipas të cilës policia pasi ka vëzhguar të gjithë territorin e universitetit, ka hedhur poshtë lajmet për ekzistencën e një bombe. Menjëherë pas përhapjes së lajmit për bombë të gjithë njerëzve të pranishëm në universitet u është kërkuar të boshatisin ambientet e universitetit. Policia amerikane njoftoi se personi që ka kërcënuar me vendosjen e bombës për çaktivizimin e saj ka kërkuar një shumë të madhe parash, mirëpo në ambientet e universitetit nuk është gjendur asnjë bombë.
Tags