Mundësia e fundit për ribashkimin e Qipros
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54236-mundësia_e_fundit_për_ribashkimin_e_qipros
Udhëheqësit rivalë greko-qipriotë dhe turko-qipriotë nisën bisedimet të mërkurën, me qëllim ribashkimin e ishullit të ndarë pas më shumë se 40 vitesh, por për ta bërë këtë duhet të hedhin pas krahëve një seri çështjesh dhe shumëkush druan se kjo është mundësia e fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 28, 2017 19:56 Europe/Tirane
  • Mundësia e fundit për ribashkimin e Qipros

Udhëheqësit rivalë greko-qipriotë dhe turko-qipriotë nisën bisedimet të mërkurën, me qëllim ribashkimin e ishullit të ndarë pas më shumë se 40 vitesh, por për ta bërë këtë duhet të hedhin pas krahëve një seri çështjesh dhe shumëkush druan se kjo është mundësia e fundit.

Kreu greko-qipriot, Nicos Anastasiades, dhe ai turko-qipriot, Mustafa Akinci, u takuan në Crans-Montana, në alpet e Zvicrës, bashkë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Espen Barth Eide, zyrtarë të Bashkimit Europian dhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë. “Negociatat mbi konfliktin e gjatë kanë mundësi të mira, por palët e angazhuara mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të arritur një marrëveshje”, tha Eide. Qipro është e ndarë që prej pushtimit turk të vitit 1974, pas një grushti shteti të nxitur nga grekët. Turqia mbështet një shtet të veçantë turko-qipriot në veri të ishullit. Dy janë çështjet më të nxehta: kërkesa e turko-qipriotëve për një presidencë me rotacion, si dhe ajo e greko-qipriotëve që Turqia të tërheqë 30 mijë trupat e saj nga ishulli.