Gjermania, kampione Evrope për nën 21-vjeçarët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54402-gjermania_kampione_evrope_për_nën_21_vjeçarët
Ka mjaftuar vetëm një gol i lojtarit të Hertës së Berlinit, Mitchell Weiser, 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, për t’i dhënë Gjermanisë së nën 21-vjeçarëve fitoren përballë bashkëmoshatarëve të tyre të Spanjës, e njëkohësisht për t’u shpallur kampion Evrope.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2017 04:01 Europe/Tirane
  • Gjermania, kampione Evrope për nën 21-vjeçarët

Ka mjaftuar vetëm një gol i lojtarit të Hertës së Berlinit, Mitchell Weiser, 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, për t’i dhënë Gjermanisë së nën 21-vjeçarëve fitoren përballë bashkëmoshatarëve të tyre të Spanjës, e njëkohësisht për t’u shpallur kampion Evrope.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MKS Cracovia” të Krakovës në Poloni ishte tejet e vështirë mes dy skuadrave finaliste, që kishin ardhur deri në aktin final pasi kishin mposhtur respektivisht Gjermania Anglinë dhe Spanja Italinë. Ky është titulli i dytë kampion për Gjermaninë U21, teksa të parin e kishte fituar në vitin 2009. Ndërkohë, sulmuesi spanjoll Saul Niguez shpallet fitues i “Këpucës së Artë”, pasi rezultoi golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, i ndjekur me 3 nga shoku i tij i kombëtares Shpresa, Asensio.