Protesta kundër urdhrit të Trump për ndalimin e futjes së emigrantëve
Vetëm 24 orë nga zbatimi i urdhrit të Donald Trump për ndalimin e futjes së shtetasve nga 6 vende myslimane në Amerikë, brenda këtij vendi dhe jashtë tij janë organizuar protesta kundër vendimit të presidentit amerikan.
Në rrugët dhe aeroportet e shumë qyteteve në Amerikë, janë organizuar protesta të gjera dhe tubime sidomos nga shoqëria e avokatëve dhe e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe ato civile. Organizata Amnesty Internacional, me anë të një deklarate urdhrin e lëshuar nga presidenti Donald Trump dhe zbatimin e tij e ka quajtur diskriminim dhe për këtë ka kërkuar reagimin e Kongresit amerikan përballë verdiktit të gjykatës ndaj urdhrit të presidentit Trump. Në bazë të urdhrit dhe verdiktit të lëshuar nga gjykata e lartë e Amerikës, shtetasit nga Irani, Siria, Jemeni, Sudani, Libia dhe Somalia mund të futen në Amerikë vetëm në rast se kanë lidhje të afërta familjare dhe nëse kanë aktivitet të madh tregtar. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se lidhjet janë baba, nënë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla, dhëndër dhe nuse. Përveç kësaj personat të cilët kanë vizë studenti apo vizë pune dhe ata persona që vijnë për fjalime në Amerikë, bëjnë përjashtim nga urdhri për ndalimin e futjes së shtetasve nga 6 vende myslimane. Këto përjashtime edhe pse kanë zgjidhur problemet e një grupi njerëzish për të hyrë përkohësisht në Amerikë, mirëpo në përgjithësi urdhri është total diskriminues. Diskriminimi tashmë është përhapur edhe brenda në familje. P.sh. nëna dhe babai i një shtetasi amerikan i cili ka shtetësi tjetër të këtyre 6 vendeve myslimane, mund të bëjnë kërkesë për vizë dhe pas procedurave mund të hyjnë në territorin amerikan. Mirëpo nga ana tjetër gjyshërit dhe gjyshet, janë të ndaluar të futen në Amerikë për të paktën 90 ditë. Përveç kësaj vëllezërit dhe motrat e shtetasit amerikan sipas verdiktit të gjykatës së lartë dhe urdhrit të qeverisë amerikane, mund të futen në Amerikë mirëpo hallat, tezet, dajat dhe xhaxhallarët nuk kanë të drejtë të futen në territorin amerikan. Ndërkohë shoqëritë e avokatëve dhe e prokurorëve të shteteve të ndryshme si Havai, duke u mbështetur në karakterin diskriminues të këtij urdhri, po mundohen ta anulojnë atë.