Putin: Ekonomia e Botës ka nevojë për ndryshim
Korrik 06, 2017 10:27 Europe/Tirane
Presidenti i Rusisë deklaroi se ekonomia globale ka nevojë për ndryshim struktural.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në një artikull të botuar në prag të samitit të G-20 në gazetën "Handsblate" të Gjermanisë, ka thënë se pretekstet politike për vendosjen e sanksioneve të njëanshme, kufizimeve tregtare, vendosja e kufizimeve ndaj investimeve dhe ndaj shitblerjes së teknologjisë së sofistikuar, janë problemet kryesore e ekonomisë. Putin shtoi: "Vendosja e sanksioneve kundër vendeve të tjera, jo vetëm që nuk zgjidh kurrfarë problemi, por është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të grupit G-20 në kuadër të bashkëpunimi në interes të të gjitha vendeve të botës".
Tags