“Koreja e Veriut duhet të sanksionohet edhe më shumë”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54828-koreja_e_veriut_duhet_të_sanksionohet_edhe_më_shumë
Kryetari i Këshillit Evropian dhe kryeministri japonez kanë kërkuar shtimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 06, 2017 13:06 Europe/Tirane
  • “Koreja e Veriut duhet të sanksionohet edhe më shumë”

Kryetari i Këshillit Evropian dhe kryeministri japonez kanë kërkuar shtimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian dhe Shinzo Abe, kryeministër i Japonisë, të enjten në një konferencë të përbashkët për media në Bruksel, kanë theksuar për ndërmarrjen e veprimeve më të ashpra sanksionuese në transportimin e mallrave dhe teknologjisë në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut të martën ka testuar një raketë balistike nga anijet e vendosura në kufi me  Kinën dhe ka goditur në drejtim të Japonisë.