Shtohen krimet në lidhje me islamofobinë në Britaninë e Madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54990-shtohen_krimet_në_lidhje_me_islamofobinë_në_britaninë_e_madhe
Një gazetë britanike shkruan se krimet në lidhje me diskriminimin racor dhe fetar janë rritur në mënyrë të dukshme që nga votimi i popullit britanik për Brexit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2017 05:17 Europe/Tirane
  • Shtohen krimet në lidhje me islamofobinë në Britaninë e Madhe

Një gazetë britanike shkruan se krimet në lidhje me diskriminimin racor dhe fetar janë rritur në mënyrë të dukshme që nga votimi i popullit britanik për Brexit.

Gazeta Indepedent në një raport të lëshuar të shtunën thotë se krimet lidhur me islamofobinë në Britaninë e Mahde, duke përfshirë diskriminimin në bazë të racës dhe fesë, janë rritur pa precedent që nga votimi i popullit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian (Brexit). Sipas informacioneve të ofruara nga policia britanike, krimet dhe incidentet e lidhura me urrejtjen në Angli u rritën me më shumë se 23 përqind brenda njëmbëdhjetë muajsh pas referendumit në shkallë kombëtare dhe në disa raste mbi 50% përqind në Angli dhe në Uells. Sipas Indepedent, disa institucione islamike raportuan për rritjen e krimeve nga urrejtja kundër myslimanëve, prej të cilave 23 janë paraqitur që nga prilli, duke përfshirë sulmet kundër myslimanëve në pikat e transportit publik, dëbimin e tyre nga kompanitë kryesore tregtare, parandalimin e lutjeve dhe faljeve dhe rasteve të tjera. Britania gjatë muajve të fundit ka përjetuar tre sulme terroriste në Londër dhe Mançester, të cilat u kanë marrë jetën 34 njerëzve.