Ukraina hap historik, ndryshon përfundimisht kursin e politikës së jashtme
(last modified Mon, 10 Jul 2017 18:01:20 GMT )
Korrik 10, 2017 20:01 Europe/Tirane
  • Ukraina hap historik, ndryshon përfundimisht kursin e politikës së jashtme

Ukraina ka vendosur zyrtarisht anëtarësimin në NATO si një objektiv kyç të politikës së jashtme, duke përmbysur statusin e deri më tanishëm të vendit të “pa angazhuar” të miratuar nga qeveria e mëparshme.

Ndryshimet në ligjin kryesor të Ukrainës që lidhet me sigurinë janë nënshktruiar nga Presidenti Petro Poroshenko të enjten dhe zyrtarisht hyri në fuqi të dielën. Amendamenti, i cili u botua në gazetën zyrtare të Ukrainës “Rada Golos Ukrainy” (Zëri i Ukrainës), e bën hyrjen në “sferën e sigurisë euroatlantike … me qëllim që të bëhet anëtare e Organizatës së Atlantikut Verior” si prioritet kryesor. Poroshenko, i cili ka udhëheq vendin që prej rrëzimit nga pushteti të presidentit pro rus Viktor Janukoviç në vitin 2014, shkroi në Facebook se “rrjedhja e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, tani është e qartë si një nga prioritetet kryesore për politikën e qeverisë”. Ky ndryshim u mbështet nga 276 prej 450 ligjvënësve në Rada Verkhovna më 8 qershor. Autorët e draftit pohuan se anëtarësimi në NATO do të ndihmojë Ukrainën “të forcojë sigurinë kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe “të ndalojë agresionin rus”. Para vitit 2014, Ukraina ishte e angazhuar për një status jo të përafërt, që do të thotë se vendi ishte abstenues për t’u përfshirë në aleanca ushtarake. Megjithatë, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike pas rrëzimit të qeverisë pro-ruse në atë që Rusia e konsideroi “grusht shteti”, teksa qeveria e re ndërmori një kurs pro-perëndimor me mbështetje të fuqishme të administratës Obama.

Tags