Arrestohen me dhjetëra protestues në Amerikë
Korrik 11, 2017 05:49 Europe/Tirane
Policia amerikane ka arrestuar në Uashington 80 persona nën akuzën e organizimit të protestave anti-qeveritare.
Protestat janë organizuar për të kundërshtuar vendimin e qeverisë Trump për reformimin e programit të sigurimeve shëndetësore Obamacare. Në mesin e të arrestuarve gjenden 32 burra dhe 48 femra. Donald Trump, ka ushtruar presione mbi kongresmenët e partisë së tij, që ata të miratojnë reformat përpara nisjes së pushimeve verore në muajin gusht. Në rast të reformimit të këtij programi do të preken 22 milion shtetas amerikanë.
Tags