BE: Negociatat për Brexit mund të dështojnë
Bashkimi Europian tha se bisedimet për “Brexit” mund të dëmtohen ndjeshëm, madje të dështojnë, si pasojë e përballjes së ashpër për çështjet financiare.
Tensioni në këtë pikë u rrit ndjeshëm, pasi ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi shprehimisht se udhëheqësit e BE-së mund të shkojnë të vërshëllejnë, nëse presin që Britania të paguajë faturën e divorcit.Gjatë komentit të tij në Parlamenti britanik, Johnson tha se fatura e kërkuar nga BE-ja është thjesht zhvatje. I menjëhershëm ishte reagimi i kryenegociatorit europian, Michel Barnier, i cili tha se nuk ka dëgjuar vërshëllima, por vetëm kohën që po kalon. Të hënën nis raundi i radhës i bisedimeve mes Brukselit dhe Londrës, ndërsa Sekretari britanik për “Brexit”, David Davis nuk ka paraqitur ende pozicionin formal të Britanisë për shumën e ndarjes, që disa e llogarisin në 100 miliardë euro.