Bie sistemi i alarmit, evakuohet godina e OKB
Korrik 19, 2017 03:06 Europe/Tirane
Më shumë se 2 mijë punonjës janë larguar menjëherë nga godina e OKB pas alarmit për zjarr.
Farhan Haq, zëdhënësi i OKB pasi mohoi lajmet për një zjarr në godinën e OKB, ka thënë se sistemi i alarmit të zjarrit ka rënë për shkak të një defekti. Pas një kontrolli 25 minutash, punonjësit e OKB janë lejuar të futen në godinë. Rënia e sistemit të alarmit, ka bllokuar punën e KS të OKB për 40 minuta.
Tags