Takimi i fshehtë Trump-Putin
Korrik 19, 2017 03:06 Europe/Tirane
Në kuadër të samitit të grupit G-20, presidentët e Rusisë dhe të Amerikës kanë mbajtur një takim të fshehtë dhe pa praninë e gazetarëve.
Ditën e martë Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zyrtarisht këtë takim sekret dhe jashtë pranisë së medias, por nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimit. Përveç kësaj Vladimir Putin dhe Donald Trump në kuadër të takimi të krerëve të G-20 kanë pasur një takim zyrtar prej 2 orësh. Jan Bremer, këshilltar i Euroazisë ka thënë se takimi sekret është mbajtur gjatë darkës së punës të krerëve të G-20 në Hamburg. Bremer ka pretenduar se mungesa e një përkthyesi gjatë takimit të Trump, ka shkelur protokollin e sigurisë kombëtare në Amerikë.
Tags