Konfirmohet shitja e tankeve të Rusisë Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55732-konfirmohet_shitja_e_tankeve_të_rusisë_irakut
Këshilltari i presidentit të Rusisë për çështje të bashkëpunimeve ushtarake, ka konfirmuar se Rusia i ka shitur tanke dhe armatime Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2017 07:53 Europe/Tirane
  • Konfirmohet shitja e tankeve të Rusisë Irakut

Këshilltari i presidentit të Rusisë për çështje të bashkëpunimeve ushtarake, ka konfirmuar se Rusia i ka shitur tanke dhe armatime Irakut.

Gazeta ruse "Izvestia" njoftoi se Vladimir Kugin, këshilltari i presidentit të Rusisë për bashkëpunime ushtarake, deklaroi se sasia e parë e tankave ruse të moderit T-90 i është dorëzuar ushtrisë së Irakut. Ekspertët mendojnë se vlera e kësaj kontrate është një miliardë dollarë dhe kjo sasia e armatimeve përbëhet nga disa qindra tanke. Ndërkohë Ruslan Pukhov, drejtori i qendrës për analizim strategjik dhe teknik të Rusisë, deklaroi se nënshkrimi një kontrate të tillë, konsiderohet një sukses i madh për politikën e jashtme të Rusisë, për arsye se aktualisht forcat ushtarake amerikane ndodhen në territorin e Irakut, mirëpo forcat e armatosura të Irakut kanë zgjedhur Rusinë për blerjen e tankeve.