OKB mirëpret negociatat mes të dy koreve
Korrik 20, 2017 12:38 Europe/Tirane
OKB është shprehur e kënaqur me propozimin e Koresë Jugore për zhvillimin e negociatave me Korenë Veriore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Farhan Hak, një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB, të mërkurën ka thënë për gazetarët se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ka mirëpritur propozimin e liderëve të Koresë Jugore për zhvillimin e negociatave me Korenë Veriore dhe ka kërkuar që Peniani t'i përgjigjet pozitivisht këtij propozimi të Seulit. Gutteres kërkoi nga liderët e Koresë Veriore që duke treguar vetëpërmbajtje nga testimet raketore, të bëjnë përpjekje për rifillimin e negociatave me Korenë Jugore dhe të respektojnë rezolutat e KS të OKB.