Lidhjet me Rusinë, do dëshmojnë, djali, dhëndri dhe menaxheri i Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55748-lidhjet_me_rusinë_do_dëshmojnë_djali_dhëndri_dhe_menaxheri_i_trump
Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, dhëndri i tij dhe ish-menaxheri i fushatës do të dëshmojnë përpara komitetit të Senatit që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s.Donald Trump Jr, Jared Kushner dhe Paul Manafort dyshohen për lidhje me zyrtarë të Moskës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2017 13:51 Europe/Tirane
  • Lidhjet me Rusinë, do dëshmojnë, djali, dhëndri dhe menaxheri i Trump

Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, dhëndri i tij dhe ish-menaxheri i fushatës do të dëshmojnë përpara komitetit të Senatit që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s.Donald Trump Jr, Jared Kushner dhe Paul Manafort dyshohen për lidhje me zyrtarë të Moskës.

Kushner do të jetë i pari që do të përballet me pyetjet e panelit në një seancë me dyer të mbyllura në 24 korrik, ndërsa Trump Jr dhe Paul Manafort do të përgjigjen në 26 korrik.Që të tre ata ishin të pranishëm në takimin e vitit të kaluar me një avokate ruse që pretendonte se kishte në zotërim informacioneve dëmtuese për ish-kandidaten demokrate, Hillary Clinton.Trump ndërkohë deklaron se nuk do ta kishte caktuar Jeff Session Prokuror të Përgjithshëm po ta dinte se ai do t’i shmangej hetimit për Rusinë.