Tërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55780-tërmet_vdekjeprurës_pranë_greqisë_dhe_turqisë
Një tërmet i fuqishëm goditi ishujt grekë dhe bregdetin turk në Egje, duke vrarë së paku dy njerëz në ishullin Kos të Greqisë, plagosur mbi 100 dhe duke dëmtuar ndërtesa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2017 03:15 Europe/Tirane
  • Tërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë

Një tërmet i fuqishëm goditi ishujt grekë dhe bregdetin turk në Egje, duke vrarë së paku dy njerëz në ishullin Kos të Greqisë, plagosur mbi 100 dhe duke dëmtuar ndërtesa.

Kryetari i qytetit Kos, Giorgos Kyritsis, dha bilancin e viktimave. Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me fuqi prej 6.7 shkallësh të Richterit e ka pasur epiqendrën dhjetë kilometra në jug të qytetit Bodrum të Turqisë, ku 70 persona kanë mbetur të lënduar. Turqia dhe Greqia shtrihen pranë pllakave tektonike dhe goditen rregullisht nga tërmetet. Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17,000 njerëz.