Ram Nath Kovind zgjidhet president i Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55786-ram_nath_kovind_zgjidhet_president_i_indisë
Ram Nath Kovind me marrjen e mbi 2/3 të votave të deputetëve të parlamentit të Indisë, është zgjedhur president i këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 21, 2017 08:10 Europe/Tirane
  • Ram Nath Kovind zgjidhet president i Indisë

Ram Nath Kovind me marrjen e mbi 2/3 të votave të deputetëve të parlamentit të Indisë, është zgjedhur president i këtij vendi.

Ai më 25 korrik do t’a bëj betimin dhe do të bëhet presidenti i 14 i Indisë. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ram Nath Kovind do t’a zëvendësojë z. Pernab Mukherxhi, një politikan veteran i Indisë i cili nga viti 2012 kishte udhëhequr Indinë. Kryeministri i Indisë në një mesazh të tij të publikuar në tuiter, ka uruar z. Kovind për zgjedhjen e tij president i Indisë. Kovind është 71 vjeç i cili më parë ka qenë guvernator i provincës Behar në lindje të Indisë, i cili nga ana e kryeministrit të Indisë Narandar Modi, është propozuar për president të këtij vendi.