Gylen: Grusht shteti skenar i Erdoganit
(last modified Sat, 22 Jul 2017 17:30:05 GMT )
Korrik 22, 2017 19:30 Europe/Tirane
  • Gylen: Grusht shteti skenar i Erdoganit

Gylen ka mohuar kategorikisht ndërhyrjen e tij në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit të kaluar në Turqi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Gulen i cili aktualisht jeton në SHBA, ka thënë se grusht shteti në Turqi ishte skenar i Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë. Por Erdogan thotë se grupi Gylen i cili ka qenë i përfshirë në sistemet gjyqësore, ushtarake, edukative dhe administrative, e ka projektuar grusht shtetin në Turqi, ndërsa Fet’hullah Gylen e mohon kategorikisht këtë pretendim të presidentit turk. Qeveria turke që nga koha e grusht shtetit të dështuar e deri më tani, ka arrestuar mbi 170 mijë persona. Vlen të theksohet se në grusht shtetin e dështuar të vitit të kaluar kanë humbur jetën 250 persona.

 

Tags