Poloni: Duda përdor veton rreth reformave në gjyqësor
Presidenti i Polonisë, Andrej Duda, ka thënë sot se ai do të përdorë veton për dy nga tri projektligjet rreth sistemit gjyqësor në vendin e tij.
“Kam vendosur t’i kthejë projektligjet mbrapa në parlament, që i bie se do ta përdorë veton për projektligjet rreth Gjykatës Supreme dhe Këshillit Kombëtar të Gjyqësisë”, ka thënë presidenti Duda. Ai i bërë këto deklarata pasi në Poloni kanë vazhduar protestat edhe në ditën e tetë, rreth legjislacionit i cili në rast se do të miratohej do t'i jepte më shumë fuqi partisë në pushtet për ndryshime në sistemin gjyqësor. Në Varshavë, protestuesit kanë marshuar para pallatit presidencial, duke valëvitur flamujt e Polonisë dhe ata të Bashkimit Evropian, së bashku me thirrjet, “Duam veto”, “Gjyqësor i lirë”, “Liri, barazi dhe demokraci” dhe “Poloni të lirë”. Protestuesit ishin të zemëruar pasi parlamenti kishte miratuar tri projektligje, me anë të të cilave Partia “Ligji dhe Drejtësia”, do të mund të kontrollonte sistemin gjyqësor. Sipas këtyre projektligjeve, do të duhej të largoheshin menjëherë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, përveç atyre që do t'i zgjidhte presidenti. Sipas këtij legjislacioni, ministri i Drejtësisë, do të mund të bënte ndërrimin e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.